Drejt shkollës fillore

Shoqëroni fëmijët në kalimin e tyre nga kopshti në shkollë fillore

Profesori

Shiko paraprakisht

Drejt shkollës fillore

Ç’farë do të mësojmë nga ky kurs?

Kalimi në shkollën fillore është një kohë veçanërisht e rëndësishme për fëmijët dhe familjet e tyre. Në fakt, nga këndvështrimi kulturor ky moment përfundon duke sinjalizuar hyrjen në shkollën e të rriturve, duke lëvizur drejt instrumenteve (lexim, shkrim, llogaritje) që e afrojnë fëmijën më pranë botës e të rriturve. Ky moment shpesh është plot pritshmëri, shqetësime, dyshime. Në këtë kurs do të shqyrtojmë aspektet më të rëndësishme të këtij tranzicioni nga pikëpamja e angazhimit, emocional dhe social. Nga pikëpamja angazhimit do të përqendrohemi në parakushtet e nevojshme dhe të rëndësishme për të mbështetur mësimin, nga pikëpamja emocionale do të lexojmë emocionet që qarkullojnë mes prindërve dhe fëmijëve, nga pikëpamja sociale ne do të kuptojmë si të menaxhojmë më mirë shkëputjen nga kopshti, i njohur dhe tani i besueshëm, drejt një konteksti të ri; së fundmi do gërmojmë rolin e të rriturve në këtë moment të rritjes. 

Përse duhet të zgjidhni këtë kurs?

Qëllimi i këtij kursi është të nxirret në pah veçoria e kalimit nga kopshti në shkollën fillore: një ndryshim i rëndësishëm në jetën e fëmijëve dhe familjes së tyre. Në këto mësime tregojmë një reflektim mbi rolin që prindërit mund të luajnë në këtë fazë të zhvillimit,  si mund ta mbështesni fëmijën tuaj në këtë sfidë të re, cilat risi e presin në shkollën e re dhe çfarë vështirësish mund të hasin.  Ne gjithashtu do të përqendrohemi në objektivat e grupmoshës 5-7 vjeçare, si në aspektin e të mësuarit, qoftë në aspektin e pavarsisë së arritur dhe në mënyrat e reja të lojës dhe arsyetimit.

Kujt i drejtohet ky kurs?

Kursi ka një qëllim të përgjithshëm dhe synon prindërit, gjyshërit, figurat arsimore të interesuara për të patur një pasqyrë të përmbajtjeve të spikatura në lidhje me grupmoshat pesë deri në shtatë vjet,  me theks të veçantë në kalimin midis vitit të fundit të kopshtit dhe vitit të parë të shkollës fillore.

Ç’farë aftësish duhet të keni për ta ndjekur këtë kurs?

Për të marrë pjesë në kurs nuk ka nevoja specifike, por vetëm interes , pasi që përmbajtja do të shoqërohet gjithmonë me shembuj konkretë dhe referenca për jetën e përditshme.

€19.90

Kurrikulum

Për të ndjekur leksionet është e nevojshme blerja e kursit

  • DREJT SHKOLLËS FILLORE

  • MODULI 1 - PËRPARA SE TË FILLOJMË

  • MODULI 2 - SI TË MENAXHOJMË NDRYSHIMET: DREJT NJË EKUILIBRI TË RI

    • Leksioni 3 - Nga energjia e trupit në energji të mendjes
      09:44
    • Leksioni 4 - Marrëdhenia midis kolegëve
      07:34
    • Leksioni 5 - Raporti me mësuesit
      08:37
    • Leksioni 6 - Detyrat dhe votat
      11:12
    • Leksioni 7 - Përfundimet
      01:00

Shpërndaje këtë kurs

Shiko paraprakisht

Drejt shkollës fillore
€19.90
Provë falas për 10 ditë

Kërko informacione

    duke pritur... ...
    Kërkesa u dërgua

    Kurse në dispozicion :

    Italisht
    Numri i videove : 7
    Kohëzgjatja : 1 ore
    Çertifikatë dyshe në gjuhën Italiane dhe shqiptare
    • Qasje në jetë
    • I përdorshëm nga Pc, Tablet ose Smartphone
    • Garanci 100% e kënaqshme