Projektimi dhe realizimi i çative prej druri

Kursi i projektimit dhe realizimit të çative prej druri, ofron të gjitha njohuritë thelbësore për ndërtimet me dru për profesionistët.

Profesori

Druri gjithmonë ka qenë materiali më i përdorshëm për ndërtim. Përdorimi i drurit  për ndërtim u zgjerua në vitin 2008 (Gazeta Zyrtare nr. 29, 4 shkurt 2008). Më pas, në Gazetën Zyrtare nr. 153, datë 2 korrik 2008, u publikua dekreti ministror i 6 majit 2008 i Ministrisë së Infrastrukturës). Këto shtesa i kanë dhënë jetë të re drurit, duke e çuar atë në majë të materialeve të ndërtimit.

Objektiva profesionale.

Kursi  ”Projektimi dhe ndërtimi i çative prej druri”, ju siguron profesionistëve të gjitha njohuritë thelbësore për të ndërtuar struktura të forta druri. Në kurs do të transmetohen të gjitha njohuritë lidhur me legjislacionin për përdorimin e drurit strukturor, për të garantuar përditësimin dhe ofrimin e mundësisë konkrete për të projektuar dhe ndërtuar me dru.

Objektiva edukues.

Kursi ”Projektimi dhe ndërtimi i çative prej druri” ka për qëllim të trajnojë profesionistët në përdorimin e drurit si material strukturor. Temat e kursit do të bëjnë dallimin mes drurit masiv dhe drurit të laminuar dhe klasave të tjera respektive, kontrolleve të rezistencës së elementeve të drurit dhe aplikimeve të tyre për struktura të veçanta, siç janë çatitë dhe dyshemetë. Ne do të flasim gjithashtu edhe për ngarkesën për shkak të peshës së dëborës ose të erës dhe, në fund të kursit, do të ketë një shembull të plotë të llogaritjes së një çatie dhe një shembull rreth llogaritjes së forcave sizmike në një çati apo dysheme druri.

Kujt i drejtohet ky kurs.

Kursi i drejtohet:

  • profesionistëve, inxhinierëve, arkitektëve, gjeometrave, agronomëve dhe të gjithë profesionistëve që ushtrojnë profesione teknike rreth fushës së ndërtimit.
€45.00

Shpërndaje këtë kurs

€45
Provë falas për 10 ditë

Kërko informacione

    duke pritur... ...
    Kërkesa u dërgua

    Kurse në dispozicion :

    Italisht
    Kurse me testim vlerërsimi njohurish
    Kohëzgjatja : 5 ore
    Çertifikatë dyshe në gjuhën Italiane dhe shqiptare
    • Qasje në jetë
    • I përdorshëm nga Pc, Tablet ose Smartphone
    • Garanci 100% e kënaqshme