Modelimi Parametrik BIM me Autodesk Revit – Modul i Avancuar

Kursi zhvillon njohuritë rreth software Revit Architecture dhe i jep mundësinë përdoruesve të shfrytëzojnë software-in në nivel më të avancuar.

Profesori

Në këtë kurs tmodul i avancuar do të mësoni funksione komplekse për përdorimin e software Autodesk REVIT ARCHITECTURE, software-i modelues parametrik BIM për krijimin dhe menaxhimin e modelit të informacionit të një ndërtese.

Ky model është një përfaqësim dixhital i karakteristikave fizike dhe funksionale të një ndërtese dhe mbledh informacion të vlefshëm për menaxhimin e proceseve të vendimmarrjes nga konceptimi në ndërtim, mirëmbajtje dhe deri tek prishja e ndërtesës.

Modeli virtual i krijuar me Revit Architecture është në gjendje të bashkojë specifikimet në lidhje me ndërtesën: informacione gjeometrike, karakteristikat e materialeve dhe përfundimeve, kostot dhe kohët e përpunimit, qëndrueshmëria e materialeve dhe përpunuesit, operacionet e mirëmbajtjes dhe afati i skadencës, deri tek informacioni në lidhje me kontratat dhe proçedurat të kontratave të punës.

Objektivat Profesionale

Kursi i Modelimit BIM me REVIT Architecture – Advanced ka për qëllim të zgjerojë njohuritë rreth software-t Revit Architecture dhe t’i lejojë përdoruesit të përdorin software-in në një nivel më kompleks, duke personalizuar si përmbajtjen e projektit ashtu edhe prezantimin grafik.

Në fund të kursit studentët do të jenë në gjëndje të:

  • Të kuptojnë ndryshimin e familjes në metoden Reviot Architecture (të sistemeve, vendase,  të karikueshme)
  • Të drejtosh në mënyrë të drejtë Editor për familjen e ndërtimin dhe personalizimin e tyre
  • Të krijosh dhe të ruash shënimet e reja 2D
  • Të krijosh dhe të ruash familjen e re të modelit 3D
  • Të përdorësh modelin konceptual për zhvillimin e projektit
  • Importimi i masës konceptuale brenda projektit dhe, duke filluar nga kjo, të  krijohet modeli i projektit.
  • Të drejtosh drejtë variantet e projektit (Design Options) dhe fazat e kohës së projektit (Phasing)
  • Të kuptosh dhe të drejtosh mjetet e bashkëpunimit dhe ndarjes së punës.

 

Objektivat Edukuese

Kursi i Modelimit BIM me REVIT Architecture – modul i Avancuar zhvillon njohuritë e nevojshme për të operuar mbi një platformë BIM dhe zhvillimin e projektimit qoftë individuale qoftë në bashkëpunim me përdorues të tjerë. me modalitetin e cila është në sinkron (Worksharing) ose në modalitetin c ila është e pasinkronizuar (Lidhja dhe kontrolli i dosjeve të disiplinave të ndryshme).

Kujt i drejtohet ky kurs

Kursi i drejtohet projektuesve dhe profesionistëve të cilët operojnë në fushën e ndërtimit (arkitektë, inxhinierë, gjeometër) të cilët kanë njohuri bazë në përdorimin e Revit Architecture.

€99.00

Shpërndaje këtë kurs

€99
Provë falas për 10 ditë

Kërko informacione

    duke pritur... ...
    Kërkesa u dërgua

    Kurse në dispozicion :

    Italisht
    Kurse me testim vlerërsimi njohurish
    Kohëzgjatja : 18 ore
    Çertifikatë dyshe në gjuhën Italiane dhe shqiptare
    • Qasje në jetë
    • I përdorshëm nga Pc, Tablet ose Smartphone
    • Garanci 100% e kënaqshme