Konsulent Teknik në Zyrë C.T.U

Në kursin e C.T.U analizohen fazat e aktivitetit të C.T.U dhe të CTP, nga njoftimi i urdhërit të emërimit, me vlerësimet e mundshme të cilat jepen shtesë.

Profesori

Profesionisti i cili dëshiron të kryejë konsultime në gjykatë, si gjyqësore ashtu edhe jashtë-gjyqësore, aktualisht duhet të trajnohet për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të klientit të tij. Profesionisti do të jetë në gjendje të kuptojë dhe të zhvillojë edhe më tej aspektet e ndryshme të detyrës, detyrimet, praktikën, metodologjitë praktike të punës, me qëllim që ta kryejë detyrën sa më mirë.

Ky është kursi i parë i CTU-së për metodën e-learning në të cilin studenti ka një ndërveprim të vazhdueshëm falë verifikimit gjatë kohës didaktike, testimit në fund të çdo leksioni, testit përfundimtar dhe analizës të studimit. Ne jemi përpjekur të shpjegojmë aktivitetet e ekspertit për çdo lloj detyre në sektorin civil, nga vlerësimi teknik parandulues dhe proçesi i kujdesit, deri te konsulenca teknike në procesin e njohjes dhe ekzekutimin e saj. Ndër temat që trajtohen është CTP, për të cilën kemi shpjeguar rolin, figurën dhe marrëdhënien me CTU-në.

Objektivat Profesionale

Kursi i CTU synon të trajnojë në mënyrë të përshtatshme, profesionistët të jenë të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave në dhomat e gjykatave CTU dhe CTP.

Objekivat Edukuese

Kursi i CTU synon të sigurojë të gjitha informacionet e nevojshme për të filluar aktivitetin e CTU-së, duke filluar nga regjistrimi në listat e gjykatave, dhe për të integruar kompetencat e atyre që tashmë kryejnë këtë aktivitet. Kursi përditësohet me ndryshimet e fundit në kodin e procedurës civile dhe në procedurat ekzekutive. Filozofia e kërkuar është të ekzistojë ekuilibri i duhur midis teorisë dhe praktikës, për këtë arsye u vendos që të trajtohen disa raste praktike.

Kujt i drejtohet ky kurs

Kursi i drejtohet:

  • Profesionistëve, inxhinierëve, arkitektë, agronomë, gjeologë, mjekë, biologë, ekspertë ndërtimi, ekspertë agrarë etj, të cilët dëshirojnë t’i hyjnë fushës së konsulentit teknik
  • Atyre që tashmë e zhvillojnë këtë aktivitet dhe kanë dëshirë të thellojnë aspekte të ndryshme të profesionit të tyre dhe të pasurojnë kurrikulumin.
€50.00

Shpërndaje këtë kurs

€50
Provë falas për 10 ditë

Kërko informacione

    duke pritur... ...
    Kërkesa u dërgua

    Kurse në dispozicion :

    Italisht
    Kurse me testim vlerërsimi njohurish
    Kohëzgjatja : 5 ore
    Çertifikatë dyshe në gjuhën Italiane dhe shqiptare
    • Qasje në jetë
    • I përdorshëm nga Pc, Tablet ose Smartphone
    • Garanci 100% e kënaqshme