Design dhe Interior Design

Kursi ilustron përdorimin e gjuhëve bashkëkohore të dizajnit dhe mëson se si profesionistët t'i qasen projektit me një vizion të përgjithshëm që shërben për të kapur idetë dhe nevojat e komunitetit.

Profesori

Kursi i Projektimit dhe Dizajnit të Brendshëm ilustron teoritë dhe karakteret përmes analizës së elementëve të dizajnit ose arkitekturës së brendshme. Prandaj është e mundur që të afrohemi me një njohuri të Projektimit dhe Dizajnit të Brendshëm që na lejon të interpretojmë hapësirën e jetesës dhe të punës rreth nesh. Kursi synon, pra, të ofrojë informacione dhe baza kulturore për t’i përballuar këto disiplina interesante.

Kursi synon t’u ofrojë operatorëve dhe teknikëve në sektor një metodë që kombinon njohuritë e tendencave me një qasje korrekte ndaj projektit, duke filluar nga ideja se gjithmonë është e rëndësishme të merren parasysh elementët kryesorë të këtij profesioni: drita, ngjyra, materiali, masa dhe hapësira.

Kursi ka për qëllim të bëjë përpjekje për të përmirësuar hapësirën e shtëpive tona dhe hapësirave kolektive, me objektet që projektojmë në design dhe që arredojnë ambientet tona.

Tendencat aktuale konsiderohen prioritete, gjithashtu në dritën e idesë së re të qëndrueshmërisë dhe marrëdhënieve me natyrën e kërkuar nga Dizajni bashkëkohor dhe Dizajni i Brendshëm. Megjithatë, një projektuesi i mirë është i vetëdijshëm për faktin se arti, grafika, arkitektura dhe disiplina të tjera artistike mund të jenë tokë pjellore për zbatimin e çdo stili dhe gjuhe.

Objektiva Profesionale

Objektivi i kursit është që ta bëjë sa më të aftë profesionistin në përdorimin e gjuhëve bashkëkohore të Projektimit dhe Dizajnit të Brendshëm dhe të mësojë një metodë për t’iu qasur projektit me një vizion të përgjithshëm që di të kapë idetë dhe nevojat e komunitetit.

Objektiva edukues

Nxënësi do të jetë në gjendje të thellojë njohuritë e tij për artin dhe arkitekturën, fushat të cilat kanë të bëjnë me botën e Dizajnit dhe Dizajnit të Brendshëm. Në këtë mënyrë do pasurojë bagazhin e tij kultural dhe profesional

Kujt i drejtohet ky kurs

Personat të cilëve mund t’ju drejtohet kursi janë profesionistë dhe teknikë si: arkitektë, inxhinierë, gjeodetë dhe të gjithë operatorët e kësaj fushe disiplinore. Kursi synon të përfshijë gjithashtu edhe ata që janë të interesuar në universitetin e arkitekturës në të cilin dy degët e Projektimit dhe Dizajnit të Brendshëm janë bashkuar.

€50.00

Shpërndaje këtë kurs

€50
Provë falas për 10 ditë

Kërko informacione

    duke pritur... ...
    Kërkesa u dërgua

    Kurse në dispozicion :

    Italisht
    Kurse me testim vlerërsimi njohurish
    Kohëzgjatja : 15 ore
    Çertifikatë dyshe në gjuhën Italiane dhe shqiptare
    • Qasje në jetë
    • I përdorshëm nga Pc, Tablet ose Smartphone
    • Garanci 100% e kënaqshme