KURSI PËR PASTIÇIER

Edhe pse zanati i Pastiçierit është një zanat antik, sot figura profesionale ka evoluar nga një zejtar i thjeshtë në një artist modern. Hulumtimi, azhornimi, zgjedhja e lëndëve të para, përdorimi i pajisjeve të sofistikuara dhe një sens i fortë estetik e bëjnë Pastiçierin një zejtar modern dhe krijues.

Objektivat e kursit

Kursi profesional për pastiçeri AssoAPI u drejtohet atyre që, të nxitur nga një pasion i fortë për botën e pastave, synojnë të fitojnë njohuri teorike dhe aftësi praktike të nevojshme për t’u bërë profesionistë të sektorit.

Në përfundim të kursit nxënësi do të njihet me kriteret për zgjedhjen e lëndëve të para, shndërrimin e tyre dhe ruajtjen e saktë, teknikat e specializuara të praktikës së ëmbëlsirave, teknologjitë dhe instrumentet e përdorura në laboratorët profesional, tregtimin e sektorit dhe legjislacioni në lidhje me higjenën dhe sigurinë në vendin e punës.

Mundësi Punësimi
Një pastiçier i motivuar, i apasionuar dhe i gatshëm për të përmbushur nevojat e një laboratori, gjithashtu, përsa i përket kohës dhe sasisë së punës, do të gjejë punë në fusha të ndryshme. Në fakt, ai mund të hapë biznesin e tij ose të punojë në dyqane pastiçerie, furra buke, restorante, hotele, anije lundrimi dhe fshatra turistike.Do të jenë prirjet personale ato që do ta drejtojnë drejt sektorëve të ngrohtë si çokollatat dhe ëmbëlsirat.

Certifikatat e përfituara

 

           

 

 

 

 

 

Në bazë të kërkesës së të interesuarit, CERTIFIKATAT mund të lëshohen edhe në gjuhën angleze.

Në përputhje me standardet e cilësisë që janë caktuar, AssoAPI lëshon diplomën e specializimit pas një verifikimi të kujdesshëm të rezultateve të arritura nga secili student gjatë gjithë trajnimit, nga faza e mësimit e-learning ashtu edhe në laborator.

 

250
ORË  TEORI

480
ORË  PRATIKË

730
ORË  KURS

 

Profesoresha e kursit për Pastiçier

Renée Abou Jaoudé

Renée Abou Jaoudé, e lindur në 1982, kalon adoleshencën e saj midis Romës dhe Bejrutit, duke e lënë veten të ndikohet nga aroma e erëzave dhe aromat e forta të traditës gastronomike romake.

Ajo u transferua në Viterbo në 2001, ku filloi studimet në Fakultetin e Bujqësisë, duke marrë një diplomë master në Shkencat e Pyjeve dhe, më pas, titullin e Doktoratës në Ekologji. Gjatë studimit, ajo përvetësoi njohuri të thelluara për lëndët e para dhe u bë e vetëdijshme për rëndësinë e zinxhirit të shkurtër në rritjen e produkteve vendore.

Në vitin 2012, ajo vendosi t’i përkushtohej “shkencës së pastave”, duke ndjekur gjurmët e nënës së saj. Në vitin 2013, në rrugicat e qendrës historike të Viterbo, ajo hapi “Le Cose Buone”, një patiçeri moderne, duke u kujdesur për menaxhimin e laboratorit dhe dyqanit.

Pas mbylljes së punishtes Viterbo në fund të vitit 2017, ajo iu përkushtua me kohë të plotë shpërndarjes së njohurive mbi pastat dhe bashkëpunoi me Universitetin e Tuscia në fushën e teknologjive ushqimore.

Fazat e kursit të pastiçerisë


Kursi e-learning me ushtrime praktike
Platforma E-learning bashkon teknologjinë dhe traditën,
mjetet e të mësuarit modern dhe
ngrohtësinë njerëzore të një ekipi me
ekspertë të rinj dhe gjithnjë në dispozicion

Stazh i garantuar
Stazhi garanton kontaktin direkt
me botën e punës, është ai që
bën një kurs vërtet
profesional.

Suportimi për gjetjen e punës
Në fund të kursit AssoAPI ju siguron
nxënësve një suport për tu lehtësuar gjetjen
e punës qoftë si punonjës ashtu edhe si aktivitet
Shkarko Prezantimin e Programit
€700.00

Kurrikulum

Për të ndjekur leksionet është e nevojshme blerja e kursit

Kurrikulumi është bosh

Shpërndaje këtë kurs

€700

Kërko informacione

    duke pritur... ...
    Kërkesa u dërgua

    Kurse në dispozicion :

    Italisht
    Kurse me testim vlerërsimi njohurish
    Numri i videove :
    Kohëzgjatja : 250 teori ore
    Çertifikatë dyshe në gjuhën Italiane dhe shqiptare
    • Qasje në jetë
    • I përdorshëm nga Pc, Tablet ose Smartphone
    • Garanci 100% e kënaqshme