Total | €0.00 |
---|
Public Speaking – Kurs i plotë
Mëso teknikat e komunikuesve më të mëdhenj të historisë për të folur në publik dhe për të bindur të tjerët nga niveli bazë deri tek niveli më i avancuar.
Çfarë do të mësoni nga ky kurs?
- Të shkruani dhe të shqiptoni me vetëbesim fjalime të përshtatshme për çdo sektor
- Të keni fjalime bindëse për arritjen e objektivave tona
- Të bëni prezantime të cilat janë efikase me projekte, ide dhe produkte
- Drejtimi i mbledhjeve në mënyrë efikase
- Përdorimin e teknikave të komunikimit efikas për fjalime shitjeje, motivimeve, politikë, për argëtim etj
- Si të filloni, zhvilloni dhe përfundoni një fjalim
- Si ta kaloni ankthin e të folurit në publik
- Si ta modifikoni zërin në mënyrë që të bindni publikun
- Zbuloni sekretet e gjuhës së trupit për të komunikuar me të gjithë qënien tuaj
- Zbuloni teknikat e bindjes për arritjen e objektivave tuaja nëpërmjet ndërhyrjeve që do të bëni
- Mësoni teknikat e të folurit në publik të cilat janë të domosdoshme për të folur në grupe të mëdha, ose në grupe të vogla apo ballë për ballë me një person
- Teknika të përparuara për të rritur nivelin e lidershipit tënd në skenë
- Artin e StoryTelling për të treguar histori që të emocionojnë dhe për ti mbajtur mend, siç bëjnë komunikuesit më të mëdhenj
- Drejtimin e hapësirës dhe skenës
- Deshifrimin e mesazheve të gjuhës së trupit të publikut
- Drejtimin e publikut, duke përfshirë dhe zhurmuesit
Përse duhet të zgjidhni këtë kurs?
Në këtë kurs do të jeni drejtpërdrejt me një nga autorët më të mëdhenj të fjalimeve (shkruesit e fjalimeve) në Itali, Marco Venturini, për t’ju mësuar teknikat e shkrimit dhe për të shqiptuar një fjalim efektiv. Falë këtij kursi ju do të mësoni si të komunikoni në publik duke përdorur teknikat e përdorura nga udhëheqësit e mëdhenj në çdo fushë, realizuar me kujdes nga trajnuesi falë ndihmës së videove të shumta. Kursi gjithashtu përmban ushtrime praktike që variojnë nga niveli bazë në nivelet më të përparuara. Ato janë stërvitje për tonin e zërit, fjalët, gjestet dhe teknikat për të kapërcyer ankthin e të folurit në publik që përdor Venturini me politikanët, menaxherët dhe personalitetet televizive.
Në pjesën e avancuar të kursit do të trajtohen teknika të nivelit të lartë të të folurit në publik që nuk mësohen në kurset normale dhe që pak i njohin.
Kujt i drejtohet ky kurs?
- Profesionistëve që e gjejnë veten një ose shumë herë duke folur në publik, para një ose më shumë njerëzve
- Menaxherëve
- Politikanëve dhe kandidatëve
- Njerëzve të zakonshëm që duan të bëjnë një fjalim të mirë në raste të veçanta
- Profesionistëve të komunikimit
- Trajnerëve
- Tregtarëve
Çfarë aftësish duhet të keni për të marrë pjesë në kurs?
Kursi fillon nga një nivel bazë deri në një nivel më të avancuar, që është gjithashtu i përshtatshëm për ata që nuk kanë aftësi për të folur në publik.
Kurrikulum
Për të ndjekur leksionet është e nevojshme blerja e kursit
-
E FOLURA NË PUBLIK - MODULI BAZË
-
MODULI 1 – BAZAT E KOMUNIKIMIT EFIKAS
-
MODULI 2 - OBJEKTIVAT DHE ANALIZAT
-
MODULI 3 – SHKRIMI I FJALIMIT (SPEECHWRITING)
-
MODULI 4 – SI TA PËRDORIM ZËRIN NË MËNYRË EFIKASE
-
MODULI 5 – GJUHA E TRUPIT, GJESTIKULATURA DHE IMAZHET PERSONALE
-
E FOLURA NË PUBLIK - MODUL I AVANCUAR
-
MODULI 1 – STORYTELLING
-
MODULI 2 - MENAXHIMI HAPËSIRËS
-
MODULI 3 – MENAXHIMI I PUBLIKUT
Profesori
KOMENTE
-
5,0 (2 valutazioni)
-
5,0 (2 valutazioni)
Kurse në dispozicion :
